Një grua me prejardhje shqiptare është arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se ka tentuar që ta djegë të gjallë bashkëshortin e saj.
Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Agios Panteleimon, ku 52-vjeçarja banonte bashkë me të shoqin 57-vjeçar.
Ndër të tjera thuhet se çifti është përleshur dhe papritur gruaja ka lyer me terpentinë të shoqin, ndërsa menjëherë më pas ka tentuar ta djegë.
Fqinjët që dëgjuan zërat njoftuan policinë, dhe menjëherë është dhënë ndihma e parë 57-vjeçarit shqiptar i cili po trajtohet për djegie në spital, raporton abcnews.al.
E akuzuara është arrestuar dhe dërguar në Zyrën kundër Dhunës në Familje në Omonia, ndërsa ka pretenduar se i shoqi i ka vënë flakën vetes./PrishtinaPress/