Site icon PrishtinaPress

Dramë në Bullgari, nënkryetari i FFK-së alivanoset në tribuna, ndodhet në gjendje të rëndë!

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në tribuna para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës.

Nënkryetari serb i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviq, është alivanosur në tribuna.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se ai ka pësuar sulm dhe në ndihmë i ka dalë Bekim Haxhiu (Kamishi) ish nënkryetar i FFK-së dhe mjek me profesion.

Joviq është dërguar me urgjencë në njërin nga spitalet e Sofies, por që ende nuk dihet gjendja e tij.

Joviq prej vitesh është nënkryetar i FFK-së.

Exit mobile version