-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Drama 13-orëshe, shërbimi i kërkim-shpëtimit i Kosovës shpëton dy turistë zviceranë në Shqipëri

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka ndihmuar në një operacion në Shqipëri për shpërtimin e dy turistëve zviceranë të ngujuar në një ortek.

“Një skuadër e ShKShMK, gjendet në një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afersi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri”, thuhet në njoftimin ShKShMK-së.

“Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceranë të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë mbrenda”.

“Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar”.

Ata kanë njoftuar që turistët janë në një gjendje stabile, dhe pritet evakuimi i tyre.

“Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësor”.

“Pritet të bëhet evakuimi i tyre permes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img