Site icon PrishtinaPress

‘Drag Queen’ i parë shqiptar në spektaklin italian “Drag Race” – Veziraj prezantohet i veshur me flamurin kuq e zi

Aktori shqiptar Aleksandër Seitaj është bërë pjesë e sezonit të ri Italian “Drag Race”.

32-vjeçari u prezantua me emrin Veziraj dhe e përshkroi vetën si ‘Drage Queen’ e parë shqiptare.

Ai mori vëmendje edhe me veshjen e tij që ishte kuq dhe zi me flamurin shqiptar të stampuar në bluzë.

Publiku shqiptar, aktori Aleksandër Seitaj është i njohur për rolin e tij si “Vezirja” në  spektaklin e humorit Portokalli, ku edhe është mjaft i pëlqyer për rolin e tij.

Përveç se ka marrë pjesë në teatër e filma në ndryshëm, Seitaj gjithashtu ka shprehur talentin e tij edhe në muzikë, si autor në tekste këngësh por edhe edhe si këngëtar.

Ndërsa, theksojmë që “Drag Race Italia” është një serial televiziv dhe konkurs i realitetit italian i bazuar në serialin amerikan “RuPaul’s Drag Race”.

Exit mobile version