Aktori shqiptar Aleksandër Seitaj është bërë pjesë e sezonit të ri Italian “Drag Race”.
32-vjeçari u prezantua me emrin Veziraj dhe e përshkroi vetën si ‘Drage Queen’ e parë shqiptare.
Ai mori vëmendje edhe me veshjen e tij që ishte kuq dhe zi me flamurin shqiptar të stampuar në bluzë.
Publiku shqiptar, aktori Aleksandër Seitaj është i njohur për rolin e tij si “Vezirja” në spektaklin e humorit Portokalli, ku edhe është mjaft i pëlqyer për rolin e tij.
Përveç se ka marrë pjesë në teatër e filma në ndryshëm, Seitaj gjithashtu ka shprehur talentin e tij edhe në muzikë, si autor në tekste këngësh por edhe edhe si këngëtar.
Ndërsa, theksojmë që “Drag Race Italia” është një serial televiziv dhe konkurs i realitetit italian i bazuar në serialin amerikan “RuPaul’s Drag Race”.