Site icon PrishtinaPress

Drafti i BE’së për Asociacionin, Konjufca: Është në përputhje me Kushtetutën, s’negociohet me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se drafti i BE’së për Asociacionin është në përputhje me Kushtetutën.

Konjufca tha se ajo duhet të vendoset në kontekst të marrëveshjes së Ohrit

“Qeveria jonë e ka pranuar marrëveshjen e Ohrit dhe ka pranu që ajo të zbatohet, është Serbia ajo që nuk e ka pranuar. Ndërsa sa i përket planit që u propozua dhe ideve të reja ato duhet të shqyrtohen me kujdes dhe ta bëjmë një dallim. Dallimi që unë mendoj që është esencial për Republikën e Kosovën ka të bëjë me faktin se për asociacion nuk duhet të diskutohet, nuk është asociacioni temë qendrore e negociatave me Serbinë, ai është si një marrëveshje e mëhershme”, tha Konjufca.

“Nuk e kam shqyrtuar me kujdes, vetëm kështu një shikim sipërfaqësor, por është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kurrfarë niveli i pushtetit në Kosovë. Por edhe kjo nuk mendoj që është temë e negociatave me Serbinë”, tha ai për T7.

Konjufca tha se nëse “ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i asociacionit, ai duhet të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse jo nuk propozohet fare”, deklaroi ai.

Ai tha se nuk kanë kohë t’i dëgjojnë premtimet e kota të Vuçiqit se është paqësor.

“Ne jemi duke u përgatitur si Republikë e Kosovës dhe si Polici e Kosovës për sulme të mundshme të ardhshme. Ministri i Punëve të Brendshme dje tha se ka informata edhe nga Inteligjenca që grupet po ushtrojnë atje që mund ta sulmojnë Kosovën.”

Konjufca deklaroi se negociatat nuk po funksionojnë.

“Ne ishim edhe në tavolinë më 14 shtator, 10 ditë mbrapa u sulmuam. Pra, nuk po e di. Këto negociata fare nuk po funksionojnë me të tregu drejt, ky proces i Brukselit. Kjo është arsyeja pse kemi kërkuar të hapet një kapitull i ri”. /GazetaExpress/

Exit mobile version