Site icon PrishtinaPress

“Drafti i Asociacionit”, Kurti raporton të premten në Kuvend për takimet e Brukselit

Të premten, kryeministri Kurti do të raportojë në Kuvendin e Kosovës në lidhje me draftin e asociacionit dhe takimin në Bruksel.

Një kërkesë e tillë u bë nga opozita gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Kështu tha shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

“Sot në mbledhjen e Kryesisë u pajtuam që ta ftojmë për raportim kryeministrin Albin Kurti se çfarë ka pranuar në Bruksel. Cili është ai draft dhe çfarë ka pranuar kryeministri në Bruksel”.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, tha se Kurti e ka për obligim raportimin në Kuvend para dhe pas takimeve në Bruksel.

“Ne si grupe parlamentare opozitare kërkuam që të mbajmë një seancë ku kryeministri Kurti do të raportojë mbi dokumentin për të cilin është pajtuar në Bruksel. Ky është një obligim i kryeministrit i cili duhet ta respektojë edhe rezolutën e kuvendit që e obligon kryeministrit para dhe pas takimit të raportojë në kuvendin e Kosovës.”

Ai tha se bashkë me Zyrën e Kryeministrit janë pajtuar që kjo seancë të mbahet të premten.

Exit mobile version