-0.8 C
Pristina
Wednesday, January 1, 2025

Buy now

spot_img

Draft-Statuti i Asociacionit “krejtësisht i paparanushëm”, thotë Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka quatur “krejtësisht të papranueshëm” draft-Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, që tashmë është miratuar edhe në konkluzionet e Bashkimit Evropian, dokument ky i cili kërkohet të miratohet dhe dërgohet për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Procesi i dialogut në katër vjetët e fundit ka qenë më jo transparent në krejt historinë e vet të dialogut. Mosgatishmëri për të ardhur për të raportuar, mosgatishmëri për të raportuar në komisione parlamentare, madje mosgatishmëri edhe për të dhënë deklarata publike për një proces delikat dhe kompleks”, tha ai për Kosovapress. 

Në fund, përfunduam me dy marrëveshje, një në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, që të dyja janë ndër marrëveshjet më të dëmshme që Kosova ka pranuar në historinë vet në negociata… Përfshirë edhe një draft-statut, i cili është krejtësisht i papranueshëm për Kosovën dolën si rezultat i këtyre negociatave të dëmshme që ka bërë kryeministri me asistentin e tij që është zëvendëskryeministër i vendit”, tha Selmanaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img