Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është përgjigjur kërkesave të faktorit ndërkombëtar për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.
Sipas saj, Qeveria nuk pranon që të zbatojë vetëm ato pika të marrëveshjes që i shkojnë për shtati Serbisë.
Kërkoi fillimisht zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.
“Qeveria e Kosovës vazhdimish ka qenë konstruktive në raport me dialogun me Serbinë. Në anën tjetër në vazhdimësi ka paraqitur edhe qëndrimet në Bruksel si me thënë mundësitë tjera që ka pasur. Mendoj që presioni duhet të vendoset tek Serbia tek qasja e saj destruktive që në vazhdimësi e ka penguar edhe procesin e dialogut, por edhe zhvillimin e metejmë. Mendoj që çfardo presioni apo mase e vendosur Kosovës është e padrejtë. Qeveria Kurti ka paraqitur qëndrimin që ka, duhet marrëveshja që kanë rënë dakord në shkurt të vitit të kaluar të formalizohet me zbatimin e plotë të saj dhe jo vetëm me nene të caktuara që i shkojnë për shtati Serbisë”, tha Haxhiu./Rtv21/