Site icon PrishtinaPress

Draft-rezoluta e plotë për mbështetjen financiare të policisë (Dokument)

Kuvendi i Kosovës po e mban seancën e jashtëzakonshme ku po trajtohet draft-rezoluta për mbështetjen financiare për Policinë e Kosovës.

Ky draft u propozua nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj.

Në seancë janë deputetët e opozitës ndërsa po mungojnë ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Klan Kosova ka siguruar dokumentin e plotë të draft-rezolutës.

Nëpërmjet kësaj kërkohet pagesa e shtesave të rrezikshmërisë për policët.

Po ashtu kërkohet edhe sigurim shëndetësor si dhe miratimi i Projektligjit për pensionimin e parakohshëm.

Exit mobile version