1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

DOSJA “Ukë Rugova” – Vizat italiane mund ta mbajnë 10 vjet në burg djalin e presidentit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndryshuar aktakuzën ndaj grupit që udhëhiqej nga djali i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Ukë Rugova.

Lajmi.net ka siguruar komplet dosjen e aktakuzës që përmban 56 faqe. Prokuroria pretendon se Ukë Rugova, bashkë me 19 persona të tjerë, nga “31 Korrik 2012 deri më 5 shkurt 2014 Ukë Rugova ka krijuar, organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar dhe/ose drejtuar aktivitetet e një grupi të organizuar kriminal”.
“Qëllimi i grupit të organizuar kriminal duke qenë për të marrë përfitim material duke furnizuar individë me Viza Shengen të BE-së, nga Ambasada Italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme, dhe/ose të marra ndërmjet apo korrupsionit”, thuhet në aktakuzën e ndryshuar që e ka bërë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Ndaj të pandehurit Rugova dhe 19 të tjerëve rëndojnë akuza të krimit të organizuar.
“Nga të paktën 31 Korrik 2012 deri më 5 shkurt 2014 Ukë Rugova ka krijuar, organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar dhe / ose drejtuar aktivitetet e një grupi të organizuar kriminal. Qëllimi i grupit të organizuar kriminal duke qenë për të marrë përfitim material duke furnizuar individë me Viza Shengen të BE-së, nga Ambasada Italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme, dhe/ose të marra ndërmjet apo korrupsionit”, thuhet në aktakuzë.
Përveç Ukës, akuzat për krim të organizuar rëndojnë edhe ndaj Izet Beqirit, Florian Petanit, Qefser Bahollit, Astrit Haraqisë, Fitim Beqirit, Azad Beqirajt, Liridona Beqirit, Kujtim Avdylit, Ragip Gashit, Azem Kosokovikut, Hamza Beqirit, Visar Beqirit, Beg Shaqirit, Hasan Shaqirit, Edison Idrizajt, Dritëro/Driton Voca, Valon Selimit, Fadil Ahmetit dhe Haxhi Islamit.
“Krim i Organizuar (Organizim i një grupo kriminal të organizuar), në kundërshtim me Nenin 283, paragrafi 2 të Kodit Penal të Kosovës (“KPK”), në lidhje me veprën penale të Kondrabandimit të Migrantëve (Dokumente mashtruese të Udhëtimit), në kundërshtim me nenin 170, paragrafi 2 i KPK-së, e dënueshme me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) euro dhe burgim prej së paku dhjetë (10) vite. (Ukë Rugova)”.
I biri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Uka, nga viti 2012, deri më 5 korrik 2014 kishte arritur të merrte 556 viza italiane Shengen nga Ambasada e Italisë në Prishtinë. Plani ishte edhe më i madh, që ky numër të shkonte në 850 thuhet në aktakuzën e Prokurime Speciale.
“Nga të paktën 31  Korrik 2012 deri më 5 Korrik 2014 Ukë Rugova ka udhëhequr grupin e organizuar kriminal në marrjen e 556 Vizave Italiane Shengen nga Ambasada e Italisë në Prishtinë. Gjatë kësaj periudhe ai më teje ka udhëhequr grupin e organizuar kriminal në marrjen, tentimin për të marrë ose duke bërë përpjekje përgatitore për të marrë të paktën edhe 850 Viza tjera Italiane Shengen”.
Prokuroria pretendon se nga 31 korriku i vitit 2012 deri më 14 maj 2013 Uka ka qenë i vetëm dhe ka udhëhequr grupin. Nga 15 maji i vitit 2013, Ukës i është bashkuar për ta udhëhequr grupin e organizuar kriminal edhe Izet Beqiri.
“Gjatë periudhës 31 Korrik 2012 deri më 14 Maj 2013 Ukë Rugova i vetëm ka udhëhequr grupin e organizuar kriminal. Nga të paktën 15 Maj u viti 2013 ai ka udhëhequr grupin e organizuar kriminal së bashku me Izet Beqiri.
Nga të paktën 31 Korrik 2012 deri më 30 Shtator 2013 Ukë Ruugova ka marrë nga anëtarët e grupit të organizuar kriminal pasaporta dhe fotografi për individë të cilët kishin rënë dakord për të penguar per viza Italiane Shengen. Ukë Rugova më tej ka marrë nga anëtarët e Grupit të Organizuar Kriminal, i ka kryer vetë, ose ka udhëzuar të tjerët për të kryer, Visa Italiane Shengen për këtë individë. Ai më tej ka marrë nga anëtarët e Grupit të Organizuar Kriminal, i ka marrë vetë, apo o ka udhëzuar të tjerët për të marrë, dokumentacionin e sigurimit të udhëtimit për këta individë. Ukë Rugova pastaj ka shtuar dokumente në aplikacionet në të cilat ai ka kërkuar viza apo ka garantuar viza për individë. Ukë Rugova ka deklaruar në mënyrë të rrene në këtë dokumente që individë janë të njohur të tij personalisht, kanë punuar për familjen e tij ose ishin të afërm të familjes së tij”, thuhet në aktakuzën që e posedon lajmi.net.
Ky grup kriminal, që e quan prokuroria, kanë marrë nga anëtarët e Grupit të Organizuar Kriminal dokumente të falsifikuara bankare, kontrata të punës, rezervime të fluturimeve dhe rezervime hoteli për individët të cilët kishin rënë dakord për të paguar për Vizat Italiane Shengen.
“Të paktën 3 Gusht 2012 Ukë Rugova ka rregulluat me Florjan Petanin për Viala Italiane Schengen që të merren, ose ka tentuar të merren, në mënyrë të paligjshme dhe me anë të korrupsionit dhe shtrembërimit në Ambasadën Italiane në Prishtinë. Pasaportat me, ose pa, Vizat Italiane Shengen pastaj u janë kthyer anëtarëve të Grupit të Organizuar Kriminal për t’i dhënë ato individëve në fjalë, me pagesat që janë marrë nëse Visa ishte dhënë. Nga 15 maj 2013 Ukë Rugova ka marrë pasaporta, foto dhe dokumente të tjera nga anëtarët e tjerë të Grupit të Organizuar Kriminal së bashku me Izet Beqirin. Ai më tej së bashku me Izet Beqirin ka rregulluar me Florjan Petani që të marrin Viza Italiane Shengen. Nga të paktën 1 Tetor 2013 deri më 5 Shkurt 2014 Ukë Rugova, me Izet Beqirin, kanë ndjekur të njëjtën procedurë me sipër, përveç kësaj ata kanë marrë me tej nga anëtarët e Grupit të Organizuar Kriminal dokumente të falsifikuara bankare, kontrata të punës, rezervime të fluturimeve dhe rezervime hoteli për individët të cilët kishin rënë dakord për të paguar për Vizat Italiane Shengen”.
Në aktakuzë thuhet se janë një mori provash që janë siguruar nga Prokuroria Speciale.
“Prova nga përgjimet e telefonave mobil, prova nga vëzhgimet, prova të dokumenteve të konfiskuara gjatë bastisjes së hapësirave të të pandehurëve më 5/6 shkurt 2013 dhe 20 tetor 2015, prova të marra nga ekzaminimi i kompjuterëve të sekuestruar në rezidencën e Ukë Rugovës dhe një kompjuter i sekuestruar në rezidencën e Visar Beqirit. Kompjuterër janë konfiskuar gjatë bastisjeve së hapësirave të këtyre të pandehurve më 5/6 shkurt 2013. Raporte dhe dosje të vizave të marra nëpërmjet ndihmës së ndërsjellë me autoritetet italiane, dëshmi të dëshmitarëve dhe zbulime financiare”, në pretendimet faktike që i ka siguruar prokuroria.



Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img