1.8 C
Pristina
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

spot_img

Dosja Partizani/ Berisha nesër përballë SPAK

Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të tretën herë pas vënies nën hetim për privatizimin e klubit sportiv, Partizani në Tiranë.

Ndryshimi është se të hënën në orën 10:00, ai do të shkojë, jo më për t’u marrë në pyetje, por në bindje të urdhrit të gjykatës që i ka caktuar atij masën e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Apeli I GJJKO teksa shqyrtoi kërkesën e SPAK për rikthimin e Berishës sërish në arrest shtëpie, caktoi ndaj tij masën detyrim paraqitje.

Ky vendim e detyron kreun e PD të përballet dy herë në muaj me Prokurorinë, përkatësisht, të hënën e parë dhe të fundit të muajit.

Po nesër Sali Berisha do te presë vendimin e rëndësishëm, atë të vetë fatit të dosjes Partizani nëse do t’i nënshtrohet apo jo gjykimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img