1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Dosja e frikshme kundër shqiptarëve, si qëndron e vërteta rreth “Shtëpisë së Verdhë”

Cikli i dokumentarëve “Gjurmë Shqiptare” kësaj radhe ka sjellë një dokumentar rreth luftës së UÇK-së dhe pretendimeve për trafikim organesh nga strukturat e UÇK-së, pretendime këto mbi bazën e të cilave është krijuar edhe Gjykata Speciale e ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë dokumentar flitet sesi ish-kryeprokurorja e gjykatës së Hagës, Karla Del Ponte dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 2008, kishte botuar një libër me kujtimet e saj në të cilën ajo përfshinte pretendimet se pjesëtar të UCK gjatë periudhës së luftës kishin kryer trafikim të organeve.

Pas Del Pontes, edhe Dick Marty i cili përmes një raporti thotë se trafikimi i organeve ndodhi në linjën Kukës, Mat, Fushë Krujë për të vijuar me aeroportin e Rinasit.

Por si qëndron e vërteta? A është zhvilluar trafik organesh ne Kukës, Mat, Fushe Kruje për të vijuar ne aeroportin e Rinasit siç pretendon raporti i Dik Martyt? Çfarë thonë dëshmitaret,dokumentet, faktet? Si u ngritën këto akuza?

Për më shumë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img