Më 8 mars 2021, gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicolas Giju, ka caktuar 30 qershorin si datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt tek trupi gjykues.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara.
Më 25 shtator Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gucati dhe Haradinaj akuzohen për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, për “Frikësim të dëshmitarëve”, për “Hakmarrje” dhe për “Shkelje të fshehtësisë së procedurës”.