2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Dosja e çështjes kundër Gucatit e Haradinajt do të kalojë tek trupi gjykues më 30 qershor

Më 8 mars 2021, gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicolas Giju, ka caktuar 30 qershorin si datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt tek trupi gjykues.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara.

Më 25 shtator Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, për “Frikësim të dëshmitarëve”, për “Hakmarrje” dhe për “Shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img