Asamblisti i Lëvizjes i Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu është arrestuar sot në Prishtinë.
Berat Lahu, dhëndrri i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, është arrestuar sot në kuadër të aksionit “Brezovica 6”, raporton Paparaci.
Lajmin për arrestimin e Lahut e ka konfirmuar për Paparacin prokurori i rastit, Rasim Maloku.
“Po, është arrestuar [Berat Lahu]”, ka thënë Maloku.
Lahu, anëtar i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Lahu është asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, sipas zgjedhjeve lokale të 14 tetorit, 2021.
Shtatë persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në kuadër të aksionit “Brezovica” të Prokurorisë së Ferizajt.
Aksioni është zhvilluar në tri lokacione: Prishtinë, Podujevë dhe Fushë Kosovë./Prishtinapress/