Borussia Dortmund dhe Real Madridi kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja ishte mjaftë interesante dhe me shumë raste në të dyja anët.
Fillimisht ishin mbretërit që kaluan në epërsi me një gol të Cristiano Ronaldos.
Ishte minuta e 17-të kur Gareth Bale asistoi te CR7 që shënoi gol të bukur.
Milonerët barazuan me autogolin e Varane që shënoi në portën e tij në minutën e 43-të.
Edhe në pjesën e dytë u shënuan dy gola. Fillimisht Varane përmirësoi gabim duke shënuar për 2-1.
Kur të gjithë pritën që Reali të fitojë në skenë doli Schurrle që shënoi për 2-2.
Të dy skuadrat kanë nga 4 pikë në grupin F.
https://youtu.be/b2rieQciLro