1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dorëzohet “Sport Marketingu”: Pishinën s’mund ta menaxhojmë

Vitin e kaluar i hapi dyert më 29 qershor, e sivjet pritet ta nisë punën edhe më herët, pas datës 10 të këtij muaji.

Por përgatitjet për sezonin e kësaj vere në hapësirat e pishinës së Gërmisë, s’ka shumë ditë që kanë nisur.

Edhe pse ka kaluar vetëm një vit nga renovimi, shumë gjëra këtu janë shkatërruar, raporton Kiks Kosova.

Këtë vit ende është në pikëpyetje nëse pishina e Gërmisë do ta zbrazë Durrësin, siç kishin vlerësuar nga ndërmarrja “Sport Marketing” që deri para një viti e menaxhuan këtë aset.

Por gjatë kësaj vere e verën e 2025-tës, menaxhimin e pishinës së vetme publike në Kosovë duan t’ia japin një kompanie private.

Nga kjo ndërmarrje që nga 15 maji po kërkojnë një partner biznesi.

Kjo sipas tyre po bëhet si pasojë e mungesës së fondeve dhe assesi për t’u privatizuar, siç ishin akuzuar nga opozita.

Gjetja për një afat të shkurtër e kompanisë private për menaxhimin e pishinës dhe shërbimet hoteliere të Gërmisë, sivjet qe e jashtëzakonshme për ndërmarrjen.

Kjo për shkak se siç kanë thënë ata, aplikimet janë të rralla.

Megjithatë, biznesi i vetëm që aplikoi dhe e fitoi tenderin, nuk shkoi gjatë dhe u tërhoq.

Fitues ishte operatori ekonomik “Delice Caffe”, me pronar Shpend Avdylin, i cili është sekretar i degës së III-të të LDK-së në Prishtinë, ku pesë ditë para shpalljes së rezultateve ishte bërë kërkesë në ARBK për ndërrimin e pronësisë së kësaj kompanie.

Sipas zëdhënëses së ndërmarrjes “Sport Marketing”, Artina Canollit, gjatë aplikimit biznesi në fjalë ishte i regjistruar në emër të Shpend Avdylit, për të cilin thotë se nuk kanë pasur informata se kush ka qenë.

Canolli i ka hedhur poshtë dyshimet e opozitës në kryeqytet nëse operatori ekonomik i ka plotësuar kriteret për menaxhimin e pishinës dhe shërbimeve të tjera.

Kiks Kosova ka disa ditë që ka provuar të kontaktoj me zyrtarin e LDK-së në Prishtinë, Shpend Avdyli, por ky i fundit ka qenë i paqashëm në thirrjet dhe mesazhet e dërguara.

Për këtë, ekipi i Kosovës ka shkuar te zyra e tretë e LDK-së në kryeqytet, aty ku Avdyli gëzon pozitën e sekretarit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img