Është arrestuar personi që dyshohet se qëlloi me thikë për vdekje 22 vjeçarin, Amir Zhegrova, të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Sipas Policisë, personi i dyshuar është O.ZH 25 vjeçar. I njëjti është vet-dorëzuar në polici.
Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Deri tek vrasja e Amir Zhegrovës dyshohet se erdhi pas një mosmarrëveshje në trafik, ku 22 vjeçari nuk arriti të iu mbijetoj plagëve të marra nga thika.
22 vjeçar ishte nga fshati Sibofc, i kësaj komune.
Njoftimi i plotë:
Ndalohet për 48 orë, një person i dyshuar për vrasje të rëndë
Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorzohet në polici.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.