Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, e ka fshirë postimin ku i reagoi kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë ditës tha se Faton Hajrizi nuk duhet të shihet si hero.
Në reagimin e Tahirit thuhej se po ta kishte lavduar atë (Albin Kurtin) apo Lëvizjen Vetëvendosje, për kryeministrin do të ishte hero.
Por, pak më vonë ai e fshiu këtë postim, duke thënë se nuk lejon që në komentet e tij “shqiptari – shqiptarit me i than tradhtar e me e sha njani tjetrin ne komente”.
“Të dashur qytetar, postimin e hjeka sepse nuk lejoj qe ne postimet e mia shqiptari – shqiptarit me i than tradhtar e me e sha njani tjetrin ne komente! Unë e shkrova nje teme tjeter por te ne politika i jep kahje tjeter dhe me mirë që e hjeka postimin. Sidoqofte uroj qe shqiptarët ta duan njeri tjetrin dhe ta ruajmë veten me shumë”, ka shkruar ai.