Site icon PrishtinaPress

Dorëzohet Fjolla Ujkani, i kërkon falje profesorit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, kërkuar falje Pacit, teksa shtoi se një numër i konsiderueshëm i atyre që kanë reaguar, sipas Ujkanit, e kanë shfrytëzuar për sulme politike.

“E kuptoj që një pjesë e njerëzve kanë reaguar me qëllim të mirë, mirëpo janë një numër i konsiderueshëm i tyre, që e kanë shfrytëzuar reagimin tim për sulme politike e qëllimkqija ndaj meje”.

“Më vjen shumë keq nëse reagimi im e ka lënduar profesorin Paci, për çka edhe i kërkojë falje publike”, ka shkruar Ujkani.

Ajo tha se reagimi i saj ka pasur për qëllim mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve si dhe mbrojtjen e kredibilitetit të shkollës, por jo lëndimin e dikujt tjetër.

“Unë, para se të jem deputete, kam qenë gjimnaziste e të njëjtës shkollë, pra kam reaguar si një ish gjimnaziste”.

“Prandaj, kërkoj nga të gjithë me mirëkuptim, që mos ta përdorin reagimin tim për sulme me qëllime politike kundër meje”, ka shkruar Ujkani.

Ndryshe sot profesori ka shpërthyer në lot derisa po fliste në KTV për videot e tij që janë bërë virale.

Ai tha se ka marrë kritika dhe ofendime të shumta në mediat online, derisa vëllait të tij, i ka thënë se nëse ndihet i turpëruar, të mos tregojë se e ka vëlla.

“I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla”, deklaroi Paci derisa ia nisi të qajë.

Një ndër personat e parë që kritkoi profesorin ishte deputetja e VV-së Fjolla Ujkani, këto veprime po konsiderohen të jenë të pahijshme nga ajo e madje kjo e fundit ka kërkuar që të ndërmerren masa ndaj mësimdhënësit në fjalë.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit “Eqrem Çabej”- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit “Eqrem Çabej” është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese”, kishte shkruar deputetja Ujkani.

Exit mobile version