Organizata Jo Qeveritare “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar për herë të tetë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se aktit juridik te Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit te padisë për kompensimin e dëmeve te luftës.
Jahir Bejta, drejtor i kësaj shoqate, tha se gjykatat nuk po shqyrtojnë paditë për kompensim dëmeve të luftës me arsyetimin që nuk janë kompetente, e që sipas tij, kjo nuk qëndron.
“E drejta e shqyrtimit të padive është parapare në mënyrë decidive me Ligjin për Procedurën Kontestimore me Kushtetutë dhe me Konventën ndërkombëtare për Liritë dhe të Drejtat Themelore” tha ai raporton EO.
Ai më tej ka shtuar se kur Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës, mund të gjobitet për shkak të abuzit të gjyqësorit me ligjin në dëm të viktimave.