4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dorëhiqet Basri Lenjani, ngrit akuza për ndikime politike në SHSKUK

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani përmes një shkrese drejtuar mediave, ka bërë të ditur se nga 27 nëntori nuk do të ushtrojë më pozitën e drejtorit të kësaj klinike.

Ai ka thënë se do të dorëhiqet nga kjo pozitë për shkak të ndikimit politik dhe bordit drejtues të SHSKUK-së.

“Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vejë në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe  Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz. Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit”, ka deklaruar Lenjani.

Letra e tij e plotë:

Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vejë në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe  Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.

Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.

Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.

Poashtu falënderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korrekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.

Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë të mbarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img