0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Dorëhiqet aktivisti i VV’s: Kemi humbur Lëvizjen, do të humbni edhe Qeverinë

Edhe një aktivist i Vetëvendosjes ka jap dorëheqje nga kjo parti.
Aktivisti Ermir Mulaj nga Drenasi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar detaje dhe arsyet që e çuan të merrte vendimin që të largohej nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai akuzoi disa persona në qendrën e Lëvizjes në Prishtinë për përçarje të aktivistëve.

“Pushteti qendror, si duket, i përkëdheli më shumë sepse ata ardhacakët ishin më të dobishëm, ndoshta sepse kishin thyerje më parë dhe ishin servilë. Kështu, në Lëvizje tani po hynin në punë ca servilë, ndërsa aktivistët e vërtetë, që dhanë gjithçka nga vetja, u nëpërkëmbën. Zëri i tyre nuk dëgjohej më”, shkroi Mulaj ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Sqarim rreth dorëheqjes sime nga të gjitha instancat e Lëvizjes

Pas publikimit dhe lakimit të emrit tim në disa portale, mora shumë telefonata nga shumë aktivistë dhe e kisha shumë të vështirë t’ua shpjegoja si erdha deri te ky vendim. Unë, që nga themelimi i Lëvizjes në vitin 2005, isha aty deri në fitoren e madhe, asnjëherë pa u trembur dhe pa u ndalur, me qindra aksione, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Unë isha ai që u përball pothuajse i vetëm në Drenas me pushtetin, i gatshëm edhe për pasojat. Me kohën, aty u krijua një grup aktivistësh që më dolën në krah dhe, si asnjëherë më parë në Drenas, arritëm të shtrihemi në çdo lagje dhe fshat.

Me ardhjen e disa individëve nga qendra e Lëvizjes në Prishtinë, qendra jonë, siç dukej, po forcohej. Edhe pse me gjithë qenien tonë i ndihmuam, ata filluan grupacionet duke krijuar përçarje mes aktivistëve. Por unë, si koordinator i aktiviteteve, bashkë me shumë aktivistë, mendonim se do t’i tejkalonim. Kur Vetëvendosja erdhi në pushtet, disa individë nga brenda, duke u ndihmuar nga unë për të krijuar kontakte me qendrën, filluan të rriteshin dhe të shkelnin mbi aktivistët e vërtetë. Pushteti qendror, si duket, i përkëdheli më shumë sepse ata ardhacakët ishin më të dobishëm, ndoshta sepse kishin thyerje më parë dhe ishin servilë. Kështu, në Lëvizje tani po hynin në punë ca servilë, ndërsa aktivistët e vërtetë, që dhanë gjithçka nga vetja, u nëpërkëmbën. Zëri i tyre nuk dëgjohej më.

Unë heshta, duke menduar se shtëpia që ndërtuam do të kishte një zot, që do të rregullonte punët, por ishte e kotë. Me mijëra e-maile të dërguara nga aktivistët në instancat e Lëvizjes hasën në vesh të shurdhër. Sepse servilët, në vend që të kontribuonin në aksione dhe takime, gjetën rrugën e tyre të servilizmit dhe morën aq pushtet sa për të ndërprerë çdo komunikim mes aktivistëve dhe qendrës. Ata ishin çdo ditë aty, kurse aktivistët ishin çdo ditë në terren. Ata përfituan si asnjëherë më parë me pushtetin e Lëvizjes dhe injoruan aktivistët në rrugë, në zyrë, dhe kudo ku i takonin.

Vetura e kryetarit të qendrës dikur ishte një mjet që secili prej tyre e përdorte, sepse nuk kishin mundësi tjetër udhëtimi. Por sot ata lëvizin me vetura që vetëm mund t’i imagjinonin aktivistët e revoltuar nga kjo padrejtësi. Të gjendur përballë disa individëve që tani ishin të pasur dhe të pushtetshëm, disa morën rrugën e mërgimit, disa pushuan aktivitetet e tyre, dhe ata që guxuan të luftonin padrejtësinë u përjashtuan pa asnjë kriter. Ju pamundësua gara për të qenë të zgjedhur.

Ndoshta këtu e ndjej veten fajtor, sepse unë vendosa të largohem nga Kosova. Kryetari i qendrës hapi dyert për të gjithë, duke menduar se kjo ishte për të mirën e përgjithshme. Por ata që ishin të përgatitur për të rrënuar Lëvizjen, luftuan pa mëshirë këdo që ua shtrinte dorën. Unë e pata thënë edhe më parë se fituam qeverinë, por humbëm Lëvizjen. Sot them se kemi humbur Lëvizjen dhe do të humbni edhe qeverinë, sepse ardhacakët, ashtu siç tradhtuan ata nga erdhën, do t’ju tradhtojnë edhe juve.

Sot, i gjendur mes dy rrugëve dhe dy zyrave, asaj të ardhacakëve dhe të aktivistëve, unë do të zgjedh atë të aktivistëve.

Sot për mua, më Vetëvendosje është Ramiz Lladrovci, se e gjithë qendra e Lëvizjes në Drenas!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img