2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Dorëheqja e Naser Ramadanit, vjen konfirmimi nga MSh-ja

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar dorëheqjen e drejtorit ekzkutiv të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani.

Nëpërmjet një përgjigje me shkrim për Klankosova.tv, Ministria e Shëndetësisë thotë se dorëheqjen e Ramadanit e ka pranuar më 14 gusht të këtij viti.

Poashtu, MSh-ja bëri të ditur se ushtruese detyre e shefes së këtij institucioni shëndetësor është caktuar, Ardita Baraku.

“Ju njoftojmë se me datën 14.08.2024, Ministri i Shëndetësisë ka pranuar dorëheqjen e Dr. Naser Ramadanit nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së. Me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Ushtrues Detyre i Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së është caktuar Dr. Ardita Baraku, Specialiste e Shëndetësisë Publike në Departamentin e Mjekësisë Sociale në IKShPK”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për klankosova.tv

Kujtojmë se Naser Ramadani e ka ushtruar detyrën e drejtorit të IKShPK-së për rreth 12 vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img