Site icon PrishtinaPress

Dora që valëvitet për ndihmë, videoja prekëse në ditën e 9 pas tërmetit

9 ditë pas tërmeteve të tmerrshme që tronditën Turqinë dhe Sirinë, vijon puna e ekipeve të shpëtimit për të kërkuar të mbijetuar nën rrënoja ndonëse shanset ulen nga ora në orë.

Një video e shpërndarë së fundmi ka prekur zemrat e miliona njerëzve teksa shfaqet momenti i shpëtimit të një burri, 208 orë pas shembjes së pallatit ku jetonte.

Në pamje shihet një sondë e përdorur nga ekipi i zjarrfikësve të Kocaelit që hyn në një vrimë të vogël të hapur mes betonit, ku shfaqet një dorë që valëvitet, porsa sheh dritën.

Shpëtuesi e pyet burrin nëse është mirë dhe ai bën me shenjë që “Po”. Më pas, atij i kërkohet të qëndrojë i qetë pasi shumë shpejt do të dalë prej tmerrit ku qëndron i bllokuar prej rreth 9 ditësh.

Exit mobile version