Site icon PrishtinaPress

Donte të bëhej mjek, aksidenti tragjik i ndërpreu në mes ëndrrat të riut shqiptar

Kristian Nako, një 23-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Greqi.

Ai po ngiste një motor, dhe për shkaqe ende të paditura, është përplasur me një kamion-vinxh. Për pasojë ai ndërroi jetë në vend.

Vdekja e parakohshme e të riut ka tronditur rëndë familjarët e miqtë e tij por edhe komunitetin shqiptar në Kretë, Rethimno, Hanja dhe Iraklio.

23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari pasi donte të bëhej doktor. Por aksidenti tragjik i mëngjesit të djeshëm i ndërpreu në mes ëndrrat e tij.

Exit mobile version