Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka siguruar medalje në turneun e femrave “Çesme 2023”.
Sadiku ka shënuar fitore në çerekfinale, duke e mposhtur bindshëm boksieren japoneze, Ayava Taguchi, në kategorinë 60 kilogramë.
Sadiku me këtë rast arriti gjysmëfinalen dhe njëkohësisht e ka siguruar medaljen e bronzët.
Të enjten me 27 prill në gjysmëfinale do të ballafaqohet me boksieren nga Turqia, Gizem Ozer.