Site icon PrishtinaPress

Donjeta Dragusha zgjidhet kryetare e degës së parë të LDK-së

Donjeta Dragusha është zgjidhur kryetare e degës së parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu ka njoftuar kryetarja e forumit të gruas në LDK, Jehona Lushaku Sadriu, raporton Klan Kosova.

“Një magjistre e ekonomisë, kontabiliste profesioniste, aktiviste e LDK-së që nga mosha 16 vjeçare; zëri aktiv i Asamblesë Komunale të Prishtinës do t’i jep energji Degës e do të jetë shtysë e përfaqësimit të grave në LDK. Zgjedhja e Donjetës le të jetë një motiv për të gjitha gratë në politikë në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Dega e parë të LDK-së gjendet në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Exit mobile version