1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Donika Kadaj paralajmëron eskalim të situatës

Nëse Qeveria e Kosovës nuk zmbrapset nga marrëveshjet për Demarkacion dhe Asociacionin, atëherë eskalimi potencial i situatës do të jetë përgjegjësi mbi ta, ka thënë Donika Kadaj – Bujupi në intervistën dhënë gazetës “Zëri”
Sa herë që preket interesi i vendit do të këtë tensionim të situatës, sepse qytetarët e Republikës nuk mund të pajtohen me këtë fakt. Ky është paralajmërimi i deputetes Donika Kadaj – Bujupi, tashmë pjesë e Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila shton se ky tensionim mund të këtë konsekuenca të ndryshme dhe të rrezikshme. “Prandaj Qeveria duhet ta këtë parasysh këtë dhe të mos vazhdojë me kokëfortësinë e saj, sa të habitshme, aq edhe të dëmshme për Kosovën. Për çfarëdo eskalimi potencial, përgjegjësia e plotë është te ta”, ka thënë në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, Kadaj – Bujupi.
Duke folur në emër të “Vetëvendosjes”, Kadaj – Bujupi thotë se kosovarët nuk mund të presin as nga ambasadorët e as nga zv/presidenti Biden, që të përkujdesen të mos humbet territor. Ajo përmend se si ShBA-ja, e cila ka sipërfaqe të territorit rreth 9.4 milionë km2, në asnjë moment nuk lëshon pe ndaj Meksikës në mosmarrëveshjen e tyre për shumë pak territor, saktësisht 2.4 km2. “Kemi plot këso raste.
Prandaj, ‘Vetëvendosja’ nuk do të zmbrapset në këtë drejtim, bile do ta këtë kundërshtimin edhe më të fuqishëm”, ka thënë për “Zërin” mes tjerat Kadaj – Bujupi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img