Ish deputetja kosovare Donika Kadaj -Bujupi po shijon jetën larg jetës politike ku shpesh po i qeros ndjekësit me foto mjaft unike nga vende të ndryshme.
Donika ka në qejf sportin e hikingut, ku ajo ka krijuar edhe një faqe në instagram ku poston foto të njerëzve që merren me këtë sport.
Si dashamirëse e këtij sportit ajo së fundmi ka vizituar Majën e Arnenit ku ka ndarë disa poza mjaft interesante.
Ndryshe para dy muajsh Kadaj- Bujupi i ishte bashkuar aksionit humanitar “All For Women”.