Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ishte e ftuara e radhës në emisionin “DPT me Fidanin”, ku dhe ka zbuluar bisedën e fundit që Jusuf Gërvalla kishte pasur me gruan e tij pas atentatit.
“Më 17 janar deri në orën 14:00 ka pasur edhe njerëz të tjerë në shtëpi, Kadri Zeka babi dhe ne të familjes, dhe axha dhe kanë biseduar deri natën vonë, deri në trenin e fundit dhe ata kanë dalë për të telefonuar. Kemi pasur provokime të vazhdueshme dhe nuk e patëm aktivizuar telefonin në banesë. ka qenë një km larg kabina, dhe në dalje nga shtëpia derisa po qeshnin të tre, duke dalë nga garazha është qëlluar mbi ta, dhe i vdekur ka mbetur menjëherë Kadri Zeka. Ndërsa edhe axha ka pasur plumba vdekjeprurës menjëherë, ndërsa babi ka qenë mbrapa, edhe kur ka dalë mami, e kanë thirrë kojshitë, mami ka biseduar gjatë me babin”, tregon Donika Gërvalla Schwarz.
“Kanë biseduar gjatë, madje kanë biseduar edhe për shkak se numri i fundit i Zërit të Kosovës ka qenë në përfundim, dhe babi i ka treguar saktë se si duhet të përfundohet faqja e fundit, pasi mami i ka ndihmuar teknikisht. Pasi ka qenë i plagosur ka dhënë udhëzime se si duhet të përfundohet numri i fundit i Zërit të Kosovës. Ka ardhur ndihma e shpejtë e ka çuar në spital, babi ska pranuar të hyjë në operacion, ka kërkuar gazetarë, por gazetarë s’ka pasur aty, mirëpo polici ka pasur një diktafon me të cilin e ka incuzuar deklaratën e tij”, tregon Gërvalla.
“Unë kam nevojë të jap një deklaratë sepse ne jemi viktima të UDB-së jugosllave. Përshkak se angazhohemi për Republikën e Kosovës andaj atentati është kryer ndaj nesh”, tregon tutje Gërvalla se thuhej në shirtin kur Jusuf Gërvalla kishte dhënë deklaratën.