Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Punëve të Jashtme që njëherëshit është edhe zëvendëskryeministre e Qeverisë së Kosovës e drejtuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një postimi të vitit 2019 thoshte se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, nuk janë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Gërvalla në këtë postimi kishte shkruar se ata janë komandat të cilët turpërohen të tjerët, përcjell Gazeta Insajderi.
“As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Jakup Krasniqi, as Ramush Haradinaj, as Azem Syla dhe plot të tjerë nuk janë UÇK, janë ajo pjesë e komandantëve për të cilët sot turpërohen ushtarët e mirëfilltë të UÇK-së”, kishte shkruar Gërvalla-Schëarz.
Ministrja e Punëve të Jashtme njëherësh edhe zv.kryeministre e Kosovës, Donika Gërvalla, kohë më parë villte vrer ndaj partisë e cila ia dha ‘pushtetin’ tashmë.
Vetëm me një kërkim të thjeshtë në profilin e saj në Facebook, të dalin shumë shkrime kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe njerëzve që janë pjesë e kësaj partie.
Përveç liderit të VV-së Albin Kurtit, që i është lakuar emri shumë herë nëpër postimet e Gërvalles, një vend të veçantë e ka zënë edhe ish-deputeti i kësaj partie Rexhep Selimi.