3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Donika Gërvalla sërish i bëri të gjithë kundër vetës – nuk e përmendi UÇK-në në përvjetorin e Ditës së Çlirimit

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, të dielën e ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës. Ka përmendur NATO-n dhe ushtarët e KFOR-it për kontributin, por jo edhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas kësaj, kanë shpërthyer reagimet nëpër rrjete sociale. Gërvalla u akuzua si politikane “anti-UÇK”, duke ia kërkuar edhe dorëheqjen.

Vetë Gërvalla në të kaluarën, kur pozitë s’ka pasur – kishte deklaruar se “do të deponojë lëndë në instanca gjyqësore ndërkombëtare për vrasjet politike”, duke i inkriminuar ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Opozita në Kosovë e ka akuzuar vazhdimisht Gërvallën si politikane që është kundër UÇK-së. E kjo e fundit iu ka kthyer se pikërisht ‘PDK-ja ka abuzuar me UÇK-në”.

Pas postimit në Facebook ku  s’e përmendi luftën çlirimtare, analisti Petrit Zogaj e ka krahasuar Gërvallën me Hajrije Spikericen.

“Dallimi i kesaj gruaje me Hajrie Spikericen eshte qe kjo e fundit ka qene e detyruar qe UCK-ne me e quajt ‘grupi terrorist’ dhe dallimi i dyte eshte qe Hajria nuk ka thene asnjehere publiksiht qe do te “dergoja deshmi kunder tyre.’ Gervalla mundet me qene ne gare me Hajrien, por kurre nuk do te jete ne nje linje me Xheve Lladrovcin dhe xhevat e tjera qe kane dhene gjak per Kosoven, qe kjo ministre e urren aq shume”, ka shkruar Zogaj.

Gërvallës i ka reaguar edhe Gani Koci, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Donikë Zezës nuk ja zë goja tri shkronjat e arta UÇK, as në ditën e çlirimit”, ka shkruar ai, teksa e ka ofenduar rëndë kryediplomaten kosovare.

Pos figurave politike, reagime ka pasur edhe nga komuniteti i artistëve. Jeton Zogjani ka kërkuar dorëheqjen e saj.

Reagime ka pasur edhe nga komuniteti i medias të cilët e dënojnë injorimin që Gërvalla “po ia bën” UÇK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img