7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Donika Gërvalla i reagon Gazmend Muhaxherit për dy deklarata: Skandaloze, LDK ia miratoi

Kryetarja e “Guxo”, Donika Gërvalla që është në koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, i ka reaguar nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxherit.

Kjo pasi Muhaxheri kishte shprehur dyshime për gjetjen e armëve nga Policia e Kosovës në veri. Ndërkaq, më parë kishte thënë “Qeveria Kurti po vepron sikur regjimi i Millosheviqit ndaj shqiptarëve”.

Sipas Gërvallës këto deklarata janë skandaloze. Por, ky subjekt politik i udhëhequr nga Gërvalla shton se “LDK-ja përmes heshtjes po i miraton këto deklarata”.

“Për më tepër partia e tij, LDK, këtë e kaloi në heshtje. Kjo heshtje e LDK, për këtë deklaratë të papranueshme të nënkryetarit të vet, s’ka se si të lexohet ndryshe vetëm se si tumirje e qëndrimeve të Muhaxherit, të cilat janë në kundërshtim të plotë me të vërtetën, bien ndesh me ligjet e vendit dhe me përcaktimet politike dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Qëndrimet e tilla bien ndesh edhe me të gjitha qëndrimet e  bashkësisë ndërkombëtare, e cila për shkak të krimeve gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë, ndërmori fushatën e bombardimeve të caqeve ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi, gjë që çoi në çlirimin përfundimtar dhe më pas edhe në pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Gërvalla. 

https://www.facebook.com/share/qkxi2Y1q9Wxrdqd5/?mibextid=WC7FNe

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img