-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Donik Berisha, i riu i cili po përfaqëson Kosovën në Uashington DC

Në Uashington, DC është duke u mbajtur Konferenca e Avokimit të Sindromës Down, e cila ka filluar me 17 prill dhe do të zgjasë deri me datën 19.

Donik Berisha është anëtari i grupit avokues në shoqatën “Down Syndrom Kosova”, i cili po përfaqëson komunitetin me sindromë Down nga Kosova. Ai si vet avokues, do të ketë përkrahjen edhe nga Fjolla Rraci, aktivistja për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Kjo ngjarje dy-ditore do të bashkojë komunitetin për të mbrojtur përparësitë legjislative që ndikojnë në komunitetin e sindromës Down.

Në ditën e parë të plotë të konferencës, më 18 prill, të pranishmit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në trajnimin e avokimit, të mësojnë më shumë rreth prioriteteve legjislative dhe të dëgjojnë nga folës të ftuar si Heather Avis nga “The Lucky Few”, dhe Matthew Schwab nga “Matthew Schwab Speaks”. Në fund konferenca do të kulmoj me mundësinë për të mbrojtur anëtarët e Kongresit në Capitol Hill.

NDSS po e organizon këtë konferencë në partneritet me organizata të tjera kombëtare të sindromës Down, duke përfshirë Partnerët e Avokimit, Kongresin Kombëtar të Sindromës Down dhe Fondacionin Global të Sindromës Down./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img