-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Doni një mëlçi të shëndetshme: Ja 5 ushqimet dhe pijet që ju ndihmojnë

Mëlçia është një pastrues i veçantë i organizmit tonë, e cila aq shumë bën për ne sa që ndonjëherë është e nevojshme që t’i kushtojmë vëmendje dhe të lehtësojmë punën e saj.

Me ndihmën e këtyre ushqimeve, mëlçia e pastron trupin tonë më me efikasitet:

Hudhra

Hudhra ndihmon mëlçinë për të aktivizuar enzimat që largojnë toksinat nga trupi ynë. Gjithashtu, në sajë të përbërësve natyralë si alicina dhe seleni, pastrimi është më efektiv për shkak se alicina është antioksidant, antibiotik dhe ka veprim anti mikrobial, ndërsa seleni e rrit aktivitetin e antioksidantëve.

Kafeja

Kafeja ndihmon në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të mëlçisë, edhe pse studiuesit ende nuk e dinë pse është kështu. Një studim ka treguar se njerëzit që marrin dy filxhanë kafeje në ditë e zvogëlojnë mundësinë e marrjes së ndonjë prej sëmundjeve të mëlçisë për 44 për qind.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se vetëm kafeja nuk mund të ndryshojë efektet e dehjes së madhe.

Avokado

Studimet tregojnë se avokado është e dobishme për mëlçinë, sepse ajo përmban antioksidantin glutation, i cila është përgjegjës për filtrimin e substancave të dëmshme dhe mbron qelizat e mëlçisë nga dëmtimi.

Shafrani i Indisë

Kjo erëz zvogëlon sasinë e radikaleve të lira që dëmtojnë mëlçinë. Shafrani i Indisë ndihmon trupin tonë që tretë yndyrnat dhe prodhon bile (lëng i prodhuar nga mëlçia për të treur yndyrat), e cila natyrshëm e liron mëlçinë nga toksinat.

Grejpfruti

Grejpfruti ndihmon në parandalimin e dëmtimit të mëlçisë. Përqendrimi i lartë i vitaminës C dhe antioksidantëve në këta fruta largon toksinat nga trupi dhe parandalon dëmtimin e qelizave. Për më tepër, një studim nga viti 2006 ka gjetur se ekstrakti i grejpfrutit, naringenin, aktivizon kimikatet që janë përgjegjëse për oksidimin e acideve yndyrore. Kjo në afat të gjatë mund të parandalojë një sëmundje të njohur si mëlçia e yndyrshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img