Site icon PrishtinaPress

Donaldi: Videon e Big Brother nuk kam pasë guxim ta shoh

Donaldi ka folur për herë të parë për puthjen e famshme me Borën në ‘Big Brother Vip 1’ e cila u bë shumë shpejt virale!

Ai gjithashtu ka treguar edhe diskutimin që pati me Borën pas daljes nga shtëpia e famshme, lidhur me videon dhe foton e famshme.

Teksa në ekranin e madh, është shfaqur fotografia e Borës dhe Donaldit, ky i fundit ka thënë:

Unë tani po e shikoj. Që kur kam dalë nga Big-u unë nuk e kam parë, nuk e kam patur atë guximin më saktë. Këtë video e ka publikuar Romeo. Ka qenë takimi im me Borën, shumë emocional, shumë drithërues. Të gjitha emocionet, kanë qenë emocione të forta”, tha ai.

E konsideruar nga statistikat, si video më e klikuar, Donaldi ka thënë:

Unë nuk besoj shumë tek statistikat, se nuk rri t’i shoh dhe t’i kontrolloj por si emocione dhe moment ka qenë shumë i fortë dhe mendoj se është një nga ato emocione që nuk ka për t’u larguar ndonjëherë nga mendja dhe nuk kanë për t’u harruar kollaj. Ka qenë një emocion i vërtetë, një emocion i sinqertë, një situatë e komplikuar dhe një ndjenjë shumë shumë e fortë”.

Exit mobile version