Donald Veshaj është kthyer në një prej personazheve më të komentuara brenda Big Brother VIP.
Aktori i njohur është ndër banorët e parë që ka hyrë shtëpisë së famshme, ndërsa edhe po pëlqehet nga publiku.
Ashtu si shumë prej tyre, edhe Donaldi ka qenë i përfshirë në situate të ndryshme, qoftë pozitive apo debate.
Por, ditën e sotme (e diele), Donaldi I ka lënë anash të gjitha, duke bërë një urim vëllain e tij më të vogël, Marion.
Aktori veshi një bluzë të bardhë ndërsa sipër saj shkruhet “Mario, 100 vjec, të dua”.
Të gjithë banorët iu bashkuan Donaldit në urim duke kënduar këngën e ditëlindjes.
Kujtojmë që javën që lamë pas, vëllai binjak i aktorit, Romeo befasoi aktorin duke u shfaqur pranë shtëpisë së Big Brother VIP në parashutë.
Ndërsa, mbrëmë Donaldi pati një debat me banorët në shtëpi të cilëve ua bëri të qartë se pavarësisht takimit romantik dhe puthjes me Bora Zemanin, ai është vetëm dhe nuk dëshiron që të bëhet një diskutim i tillë.