Bisedimet e Brexit mund të shtyhen nëse Britania nuk arrin të përpunojë një marrëveshje të arsyeshme për të lënë Bashkimin Evropian, tha të mërkurën Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
“Natyrisht, nëse Britania nuk arrin të përgatisë një opsion të përshtatshëm në kohë, atëherë ka gjithmonë një mundësi për zgjatjen e këtyre negociatave në kohë, përtej 29 Marsit. Kjo do të ishte më mirë se një divorc pa marrëveshje”, tha Tusk gjithashtu.
Kundër Brexit-it pa marrëveshje janë shprehur edhe disa ministra britanikë, të cilët kanë kërkuar zgjatje të kohës së negociatave, një opsion që është pranuar edhe nga shefi i BE-së, jean Claude Juncker.