1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Donald Trump reagon ndaj protestave kundër tij: “Përse nuk shkuan të votonin?”

Edhe zyrtarisht në postin e tij të ri, Donald Trump duket se  ka vendosur të përdorë Twitterin si formë besnike të komunikimit me publikun.

Kështu, Presidenti amerikan Donald Trump reagoi sot ndaj manifestuesve që dolën në masë kundër tij duke pyetur se përse nuk kishin shkuar të votonin më 8 nëntor, por më pas do të nxirrte një mesazh me fjalë më bashkuese, raporton Gazeta Blic.

“Watched protests yesterday but was under the impression that we just had an election! Why didn’t these people vote? Celebs hurt cause badly”.

“Pashë dje manifestimin por kam një ndjesi që ne sapo zhvilluam disa zgjedhje! Përse këta persona nuk vajtën të votojnë?”, shkruan presidenti i ri i SHBA-së në “Twitter”.

Por më pas në një mesazh të dytë më formal ai pohon se “manifestimet paqësore janë një nga markat e fabrikuara nga demokracia jonë”.

“Peaceful protests are a hallmark of our democracy. Even if I don’t always agree, I recognize the rights of people to express their views”.

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) 22. Januar 2017

“Ndonëse nuk jam gjithnjë dakord, i njoh të drejtat e njerëzve për të shprehur këndvështrimin e tyre”, shtoi ai.

Më shumë se dy milionë persona, mbi të gjitha gra, morrën pjesë të shtunën në “Marshimin e Grave” të organizuar në botë për të mbrojtur të drejtat civile dhe për të protestuar kundër Donald Trump.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img