Site icon PrishtinaPress

Donald Trump përmes një vendimi nuk lejoi regjisorin iranian të tërheqë çmimin Oscar (Video)

Regjisori nga Irani, Asghar Farhadi me filmin “The salesman” ka fituar çmimin si “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, por për fat të keq ai nuk ishte i pranishëm në ceremoni për të tërhequr kupën.
Shkak është bërë vendimin i presidentit Donald Trump, i cili pengon hyrjen në SHBA të shtatë vendeve myslimane.
Ai kishte zgjedhur të dërgonte një letër në të cilën shkruhej se i vjen shumë keq që nuk u gjend në sallë për të marrë një ndër trofetë më të rëndësishme të jetës së tij, dhe kjo për shkak të disa çështjeve politike, transmeton telegrafi.

Megjithatë ai letrën e mbylli me falënderime si dhe shpresën për një botë më të mirë, ku çdo njëri të jetë i lirë.

Ndryshe, aktori Warren Beatty bëri një gabim të madh në momentin e shpalljes së filmit më të mirë në ceremoninë e Academy Awards.

Si filmi më i mirë i vitit fillimisht u shpall “La La Land”, ndërsa pas përqafimeve nga ekipi i filmit dhe pas falënderimeve që i bënë producentët, u mësua se ishte fjala për një gabim.
Njëri prej aktorëve të filmit “Moonlight” e zbuloi letrën e vërtetë ku qëndronte emri i fituesit, ndërsa në skenë e akuzoi Beattyn dhe udhëheqësin e ceremonisë, Jimmy Kimmel.

The letter of protest from Best Foreign Film director Asghar Farhadi

Exit mobile version