Donald Trump: Gjeneralët amerikanë besojnë se shpërthimi në Bejrut ishte sulm i organizuar

127
Advertisement

Presidenti amerikan pohon se gjeneralët ushtarakë mendojnë që shpërthimi ka të ngjarë të ketë qenë një sulm i organizuar në Liban.

Advertisement

Donald Trump ka kundërshtuar zyrtarët libanezë dhe sugjeroi se një “sulm i tmerrshëm” shkaktoi shpërthimin masiv në Bejrut, ku la të vdekur së paku 100 persona dhe u lënduan mbi katër mijë njerëz, raporton skynews.

Shkaku i shpërthimit nuk është konfirmuar – por kryeministri libanez ka fajësuar mijëra ton nitrat amoniumi të depozituar në një depo.

“Unë jam takuar me disa nga gjeneralët tanë të shkëlqyeshëm dhe ata thjesht mendojnë se ky nuk ishte një lloj prodhimi i një lloji të një ngjarje… Ata mendojnë se ishte një sulm. Ishte një lloj bombe”, tha Trump, transmeton Telegrafi.

Presidenti amerikan nuk tha se çfarë informacioni kanë marrë gjeneralët e tij, por ajo bie ndesh me vlerësimet e hershme të zyrtarëve në vendin e Lindjes së Mesme.

Kryeministri Hassan Diab ka pohuar se shkaktar të tragjedisë ishin 2750 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur në mënyrë të rrezikshme për gjashtë vjet në një depo afër portit detar.

Nitrati i amonit është një përbërës kimik që përdoret si pleh dhe gjithashtu si eksploziv. Shefi i sigurisë së brendshme të Libanit, Abbas Ibrahim, më parë i kishte bërë jehonë lajmit se kanë konfiskuar një material jashtëzakonisht eksploziv në një anije. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës