Ata nesër (e enjte) në mesnatë do të sjellin projektin e ri.
Derisa po vazhdojnë të bëjnë paralajmërimin e këtij projekti, dyshja besojnë se do të jenë trend e në qendër të vëmendjes.
Së fundmi ka qenë artisti nga Drenisa ai i cili ka bërë një tjetër shkrim në InstaStory.
“Nesër 23:59. Nc nc nc marre po më vjen çfarë do të ju bëjmë”, ka shkruar ai.
Kjo duket se mezi po pritet edhe nga fansat, reagimet e të cilëve kanë qenë të shumta duke thënë se do jetë ‘një hit’.
Sidoqoftë, presim të shohim se çfarë kanë përgatitur artistët për fansat e publikun e tyre.
Xhirimet e klipit u raportua se janë xhiruar në Kosovë, gjersa ditë më parë iu ndërprenë nga policia për shkak të një zone që nuk lejohej të bllokohet.