Një prej artistëve më të suksesshëm dhe më të kërkuar të momentit është padyshim reperi Don Xhoni.
Rap-artisti nga Drenica mbetet tejet i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.
Suksesi i tij në muzikë, i ka mundësuar që të ketë një jetë luksoze dhe këtë e tregon përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, autori i “Katile” ka ndarë një foto me fansat e tij në Instagram, ku shihet në oborrin e shtëpisë teksa të parkuara tre makina luksoze dhe një motoçiklete.
Në fotografi, Don Xhoni shihet në veshje sportive të zeza me të bardhë, ndërsa qëndron pranë tyre.

Foto: Don Xhoni/Instagram
Përndryshe, ai aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit solo që solli në muajin korrik “A m’don”.
Projekti u prit mirë nga fansat e tij dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.