U shfaqën së bashku në videoklipin e “Ike”, duke i bërë fansat të besojnë se i kanë dhënë një mundësi të dytë lidhjes së tyre.
Megjithatë, duket se përsëri çdo gjë ka marrë fund mes Don Xhonit dhe modeles ruse, Ariana Lirey.
Ishte Ariana e fundit që bëri një pyetësor me ndjekësit në Instagram, duke ngritur dyshimet se lidhja e tyre prapë s’ka funksionuar.
“Çka mendon për Don Xhonin” e ka pyetur një ndjekës, të cilit Ariana i është përgjigjur me “Çdo gjë ka fillimin dhe fundin e vet”.
Në profilin e saj nuk figuron më asnjë fotografi me reperin, teksa njëjtë është edhe profili i Don Xhonit.