17.3 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

Don Xhoni dhuron një shtëpi për bamirësi: Po e publikoj jo për marketing, por për të bërë thirrje që të gjithë të ndihmoni

Reperi drenicak, shumë i dëgjuar nga shqiptarët, Don Xhoni, sot ka bërë një familje me shtëpi.

Përvec talentit që ka për muzikën, ai shfaq një anë tjetër të tijën, duke u treguar tejet human, përderisa dhuron një shtëpi për një familje nevojtare.

Reperi ishte mbrëmë (e premte) në Suharekë, për ta takuar Halil Kastratin te shoqata e tij “Jetimat e Ballkanit”, ku edhe darkuan së bashku.

Këtë e bëri të ditur vetë Halili në një postim, ku e falënderon artistin që po gëzon një familje.

Ai shkruan: “Një familje po surprizohet me shtëpi të re”, duke marrë shumë vëmendje në llogarinë e tij në Instagram.

Nga ky lajm e ky përshkrim, u emocionuan të gjithë ndjekësit e tij, e gjithashtu edhe fansat e reperit nga gjesti i tij human.

Përndryshe, kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni bën një gjest të tillë.

Foto: Don Xhoni/InstaStory

Ai ka ndihmuar shume herë shumë familje në nevojë, e këtë e ka treguar në shumë dalje televizive.

Ndërkohë, vet Don Xhon e rishpërndau në rrjetet sociale fotografinë me Halilin, duke shkruar në përshkrimin e saj: “E falënderoj Zotin që në këtë moshë të re na e ka mundësuar që me i ndihmu dikujt edhe me e bë të lumtur. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa me e gëzu dikë, për atë edhe e kemi publiku, jo për marketing, por për t’ju bërë thirrje krejt juve që keni mundësi që të ndihmoni sado pak. Krejt nga pak bëhet shumë! Zoti na rujt krejeve”, ka shkruar reperi nag Drenasi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img