1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Don Xhon dhe Era të përqafuar gjatë koncertit – reagon modelja ruse

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij. Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, video-t live ku i thonin njëri- tjetrit “të dua” dhe mbështetja e madhe që tregonin për njëri- tjetrin na kishte bërë të kuptonim se mes tyre kishte diçka më shumë.

Megjithatë prej pak kohësh gjithçka mes tyre ka marrë fund. Kështu lanë në fillim të kuptohej përmes rrjeteve sociale. Ishte Ariana ajo që bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se i ka dhënë fund romancës me reperin.

Pas ndarjes, modelja i ka pasur të shumta postimet për Xhonatanin në rrjetet e saj sociale, duke nisur nga dedikimet e në rastin më të fundit duke e ofenduar madje. E në një bisedë ‘online’ për ndjekësit ajo është pyetur për mendimin e saj lidhur me video-n e tij të bujshme Era Istrefin dhe përgjigja e saj na tregoi se nuk i intereson më historia e shkuar.

“Është ishi im, mund të bëjë çfarë të dojë”, ka shkruar ajo në anglisht.

Kujtojmë se gjatë një koncerti, Don Xhoni u shfaq duke e përqafuar Erën, gjë që ka nxitur reagimet se çifti mund të kenë filluar një lidhje të re.

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img