7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Don Mikel Sopi: Institucionet ndërkombëtare na njoftuan se ka rrezik për sulm terrorist

Don Mikel Sopi, famullitar i Kishës Katolike në Kosovë ka thënë se janë lajmëruar nga institucionet vendore e ndërkombëtare se ka një rrezik për ndonjë sulm terrorist dhe se shënjestër mund të jenë objektet fetare.

Sipas organeve të sigurisë sulmi dyshohet se mund të ndodhte për festën katolike të Pashkëve.

“Jemi shqetësuar nga ky lajm në prag të festave. Ne na ka ardhur lajmi nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore se duhet të kemi kujdes, sepse jemi shënjestër e njerëzve që tentojnë dhunë”, pohoi Sopi.

“Është shqetësim si qytetarë të Kosovës, që po na ndodh kjo. Sigurinë nuk mund ta krijojë vetëm faktori ushtarak, vetëm ushtria, por edhe ne qytetarët”.

“Për pashkë është mesazhi që duaje edhe armikun, por nuk është e thënë të ia duam të këqijat armikut”, tha Sopi në Info Magazine të Klan Kosovës.

Sopi ka treguar se përpos paralajmërimeve, ata në ambientet kishtare kanë vërejtur persona të panjohur ditë më parë, ndaj edhe e kanë lajmëruar policinë, që më pas ka ndaluar këta persona.

“Kemi vërejtur edhe ne gjëra jo të zakonshme, edhe brenda kishës, por kemi thirrur organet e rendit. Nuk e kemi bërë publik këtë lajm”.

“Ka pasur persona të panjohur në ambiente të kishave, dhe janë ndaluar nga organet e rendit. Nuk kanë dëmtuar ambientet e kishave, por policia e ka parë të arsyeshme t’i ndalojë”, tha Don Mikel Sopi. /Klan Kosova/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img