Site icon PrishtinaPress

Don Lush Gjergji në BIK: Urime vëllezërve e motrave të besimit Islam – të flijohemi dhe dhurohemi për të mirën e përbashkët

Don Lush Gjergji, përfaqësues i Ipeshkvisë së Kosovës ka qëndruar në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës ku ka përçuar urimet me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Jemi këtu për të përcjellë në emër të Kishës Katolike, Ispeshkvisë, së pari myftiut dhe BIK-ut, miqve, dashamirëve dhe motrave dhe vëllezërve, urimet më të përzemërta për këtë festë”, është shprehur Gjergji.

“Flijimi dhe vuajtja janë kapitali ynë. Kemi vuajtur dhe pësuar gjatë shekujve dhe është mrekulli e Zotit mbijetesa jonë. Atë që vuajmë ne si besimtarë ia paraqesim Zotit dhe prandaj besojmë në të. Dhashtë Zoti që flijimet e të parëve tanë, t’i pranojë i madhi Zot”.

“Urojmë që ta vlerësojmë urinë e jashtëzakonshme që vjen nga Zoti dhe të flijohemi dhe të dhurohemi për të mirën e përbashkët”.

Exit mobile version